previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

DETAJET E PROJEKTIT

  • emri Objekti Qëndër
  • vendodhja Qëndër, Tiranë
  • sipërfaqe totale ndërtimi 20000 m²
  • sektori Banim

Një nga objektet me të cilat krenohet Kompania jonë. Pozicionuar fare pranë qendrës së Tiranës, në rrugën e Kavajës, objekti është një nga ndërtesat rezidenciale më cilësore të ndërtuara në qytetin tonë. I projektuar dhe realizuar nga stafi jonë, ky objekt flet vetë për cilësinë e tij. Ka një formë të thjeshtë gjeometrike të cilën ja mundëson edhe forma e parcelës së ndërtimit. Godina në fjalë përbëhet nga 3 kate nëntokë me funksion banim dhe shërbime, 2 katet e para mbi tokë me funksion komercial dhe tregtar dhe 9 katet më sipër shërbejnë për banim. Në këtë ndërtesë, përveç projektit bashkohor realizuar nga stafi ynë, janë zbatuar edhe standartet më të larta të ndertimit. Për sa i takon efiçencës energjitike, anës estetike si dhe materialeve të përdorura në këtë godinë, mund të themi pa asnjë mëdyshje se jemi krenarë se në çdo detaj ajo mban firmën dhe vulën e Kompanisë NOVA Contruction 2012.