previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

DETAJET E PROJEKTIT

  • Objekti : Tirana Entry I
  • Vendodhja : Rruga 29 NËNTORI, Tiranë

Dy godina banimi, shërbime dhe hotel 7-8 kat, me 2 kat nëntokë, në rrugën "29 Nëntori", pranë "CASA ITALIA".

Godinat ndodhen pergjate aksit te rruges “29 Nentori” prane mbikalimit te qendres tregtare Casa Italia, Tirane. Shoqeria "Nova Construction 2012" synon te realizoje kete kompleks me godina banimi dhe sherbime duke perfshire edhe nje hotel, me standarte të larta dhe bashkëkohore.

Zona ku do te ndertohet ky kompleks ndodhet ne nje nder akset me te rendesishme te qytetit te Tiranes. Sheshi kufizohet nga rruga kryesore ne pjesen veriore dhe nga dy rruge dytesore dhe ambjente te gjelberuara e pedonale ne te tre anet e tjera te tij. Rruga kryesore e lidh kompleksin me qendren e Tiranes, ne vije te drejte.
Ideja formuese eshte krijimi i dy volumeve harmonike duke respektuar njekohesisht kriteret e zhvillimit dhe distancat urbane. Ky projekt konsiston ne nje zhvillim linear te objekteve ku funksionet e banimit dhe sherbimeve pozicionohen ne perimeter dhe hapsira e brendeshme e sheshit i dedikohet rekreacionit.
Funksionalisht ne katin perdhe do te jene ambjentet e sherbimit, ku spikasin dyqane, bare, restorant, palester, pishine, etj. ndersa ne katet e siperme do te zhvillohet banimi. Gjithashtu ne njeren godine eshte pozicionuar edhe hoteli, nderkohe qe dy katet nentoke i dedikohen parkimit.
Apartamentet jane te tipeve te ndryshme me hapsira ekonomike e me organizim optimal. Kombinimi i kujdesshem i materjaleve veshese shoqeruar me kompozimin ne trajtimin e fasadave, krijon nje imazh pozitiv dhe te perceptueshem te godines ne kontekstin e gjere urban te ketij territori. Cilesia e materialeve te perdorura eshte optimale, po keshtu edhe kualiteti i sistemeve elektrike, hidraulike apo elektronike. Ne fasadat e kateve te banimit do te perdoret suva grafiato me ngjyre, ndersa ne volumin e hotelit do te perdoret fasade e ventiluar. Fryma e pergjithshme e objektit eshte ne stilin modern.

Share: