previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

DETAJET E PROJEKTIT

  • Objekti : Mine Peza Residence
  • Vendodhja : Rruga Mine Peza, Tiranë
  • Sipërfaqja totale e ndërtimit : 25.835 m2
  • Ambjente banimi : 12 kate
  • Poste parkimi : 3 kate

Rezidenca Mine Peza eshte nje nga projektet me te reja te kompanise Nova Construction qe do te ndertohet pergjate nje prej akseve me te rendesishme te Tiranes , sic eshte rruga Mine Peza.

Territori ne kete studim gjendet ne nje hapesire me tematika te ndryshme ku spikatin ato me funksion kryesisht banimin dhe sherbimin. Nderhyrja ne kete truall synon ne plotesimin e kesaj hapesire nga pikpamja funksionale dhe njekohesisht permireson imazhin urbano-arkitektonik te ketij aksi.

Kufizimet e sheshit te ndertimit jane: Ne pjesen veri-lindore me rrugen "Mine Peza" dhe ne pjesen veri-perendimore me rrugen sekondare qe futet ne brendesi te lagjes, kurse ne pjesën jug-perëndimore dhe ne ate jug lindore parashikohen pasazhe pedonale dhe hapesira te sistemuara e te gjelberuara.

Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes, ne vije te drejte,nepermejt rruges “Mine Peza”. Ky shesh ndodhet ne nje nyje te rendesishme komunikimi, vetem 500m nga qendra e Qytetit.

Bashkepunimi yne me studion prestigjoze italiane Archea Associati ka bere te mundur realizimin e objekteve te cilat jane bere tashme identifikues per gjithe zonen ku jane ndertuar.

Me synimin per te realizuar nje godine me standarte te larta projektimi dhe ndertimi vete ideja formuese e objektit eshte konceptuar nga arkitekti me fame boterore Marco Casamonti (Archea Associati) .

Koncepti konsiston ne krijimin e nje objekti i cili ne fasaden e tij tejashtme prezantohet me nje ballkonate te vazhduar ne forme perimetrale, ndersa ne pjesen e qendrore te tij objekti ka nje oborr te brendshem gjithashtu edhe ky me nje ballkonate te vazhduar.
Nga ana volumentrike dallohet forma e rregullt gjeomentrike e volumit te objektit e nderthurur me ballkonet e harkuara ne pjesen e jashtme dhe ate te brendeshme te objektit.
Nga ana fuksionale kemi 3 kate nentoke me funksion parkim (kati -1 pjeserisht teknik), aksesi tek te cilat behet nga ana e rruges “Mine Peza”, ne pjesen veriperendimore te sheshit ne ndertimit.
Kati perdhe ka funksion sherbimi, te cilat aksesohen nga te kater anet e objektit i cili ne katin perdhe ruan nje forme tjeter gjeometrike nga ajo e kateve te mesiperm.
Katet e banimit do te jene 12 me tipologji te ndryshme apartamentesh ndersa ballkonet jane ato qe krijojne ritmin dhe nje fasade dinamike .

Me nje shumellojshmeri tipologjish funksionale , Mine Peza Residence ju ofron hapsira me cilesi te larte ndertimi dhe te mireorganizuara te cilat garantojne nje jetese me standarte maksimale.

Share: