previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

DETAJET E PROJEKTIT

  • Objekti : ISH DADA – CITY HOTEL
  • Vendodhja : Rruga Brigada VIII, Tiranë
  • Sipërfaqja totale e ndërtimit : 5180 m2
  • Hoteleri : 11 kate
  • Poste parkimi : 4 kate

TIPET E APARTAMENTEVE

Tip 1+1
Tip 1+1

Ne vazhdimesi te projekteve inovative dhe te reja qe i shtohet pervojes se kompanise sone, eshte edhe objekti prej 12 katesh , City Hotel. E ndodhur ne zemer te nje prej zonave me elitare te qytetit te Tiranes , pikerisht pergjate aksit te rruges ‘Brigada VIII’ kjo godine synon plotesimin e kesaj hapesire nga pikpamja funksionale dhe njekohesisht permireson imazhin urbano-arkitektonik te ketij aksi.

Sipërfaqja e zones qe do të zhvillohet eshte 734 m2.

Sheshi I ndertimit kufizohet ne veri nga rruga ‘Brigada VIII’ dhe ne sistemimin e zones parashikohen pasazhe pedonale dhe hapesira te sistemuara e te gjelberuara. Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes. Ky shesh ndodhet ne nje nyje te rendesishme komunikimi, vetem 300m nga qendra e Qytetit.

E konceptuar nga arkitekti me fame boterore Marco Casamonti drejtues i studios prestigjoze Archea Associati , kjo godine vjen si nje objekt inovativ me nje kat perdhe teresisht transparent i aksesueshem ne te gjithe perimetrin dhe I mbeshtetur vetem e 2 grupe shkalle ashensor. Ky koncept e ben objektin ftues dhe te perceptohet sikur qendron ne ajer duke i ofruar gjithe zones risi dhe diversitet .

Nga ana fuksionele kemi 4 kate nentoke me funksion parkim, aksesi tek te cilat behet nga ana e rruges “Brigada VIII”, nepermjet 2 ashensoreve te ndodhur ne katin -1 te objektit, tek i cili shkohet me nje rampe te ndodhur ne pjesen perendimore te objektit. Kati perdhe ka funksionin e hollit. Katet me funksion hoteleri (ne forme suitash) do te jene 11 dhe do te jene ne formen e katit tip ku planimetrite perseriten ne cdo kat ndersa dritaret jane ato qe ndryshojne duke krijuar edhe ritmin e nje fasade dinamike, gje e cila bie ne sy ne kete objekt.

Sipas detyres se projektimit te hartuar bashke me zhvilluesin dhe subjektin "NOVA CONSTRUCTION 2012" sh.p.k. u percaktuan funksionet ne godine, I cili eshte hotel me 5 yje dhe ambjente ne funksion te tij si restorant, lavanderi, ambjente teknike, ambjente parkimi, etj.

Hoteli do te jete I perbere nga suita rezidenciale. Suitat jane te tipeve te ndryshme me hapsira te medha e te mobiluara ne menyre optimale dhe ultra moderne.
Ne kerkim te formes se objektit dhe duke respektuar kondicionet, konkludohet ne nje strukture arkitektonike racionale me forma dhe thyerje te alternuara te volumit te shoqeruara me perdorimin e rifiniturave cilesore.

Kombinimi i kujdesshem i materjaleve veshese shoqeruar me kompozimin e kujdesshem ne trajtimin e fasadave, krijon nje imazh pozitiv dhe me te perceptueshem te godines ne kontekstin e gjere urban te ketij territori. Cilesia e materialeve te perdorura eshte e larte(fasade e ventiluar dhe e veshur me pllake mermeri), po keshtu edhe kualiteti isistemeve elektrike, hidraulike apo elektronike.

Share: