Kompania NOVA Construction 2012 ofron shërbim në fushën e ndërtimit të objeketeve të të gjitha përmasave nga fillimi deri në përfundim. Gjithashtu edhe punime të fazave të vecanta të ndërtimit, duke sjellë në objekt cilesinë e lartë dhe çmimin konkurues. Me kapacitete gjithnjë në rritje dhe me eksperiencën e ndërtimit të disa prej rezidencave më elitare të qytetit të Tiranës, kompania është e gatshme të ofertojë dhe ndërtojë objekte të çdolloji dhe të çdo shkalle vështiresie apo kompleksiteti. Objektet e realizuar nga NOVA Co. 2012 flasin vetë për cilesinë të cilën ne ofrojmë në fushën e ndërtimit.
Kompania NOVA Construction 2012 me stafin e saj teknik ofron shërbimin e Projektimit të godinave të larta të banimit apo multifunksionale, vilave individuale apo fshatrave rezidenciale, objekteve industrial apo turistike, projektim interiere të të gjitha llojeve dhe karaktereve duke shoqëruar projektimin edhe me zbatimin deri në përfundim të secilës vepër. Stafi jonë është i kompletuar nga arkitektë dhe inxhinierë dhe projektimi i objekteve nga ana jonë përfshin të gjithë zërat e projektimit si Arkitekturë, Konstruksion, projekt Elektrik, Mekanik, Ngrohje-ventilim, Mbrojtje nga Zjarri. Gjithashtu kompania jonë bashkëpunon edhe me arkitektë të nivele ndërkombëtare si Archea Studio, etj. duke ofruar te klientët tanë një shërbim të standarteve më të larta.
Kompania NOVA Construction 2012 me eksperiencën e krijuar në vite dhe me stafin që dispozicion merr përsipër kompletimin e të gjithë dokumentacioneve të nevojshme për tu pajisur me Leje Ndërtimi pranë institucioneve përkatëse. Disponon mjetet dhe logjistikën për të aplikuar Online për leje dhe e ndjek atë në të gjitha fazat deri në miratimin e saj. Pra kompania jonë është e gatshme të permbyllë ciklin e ndërtimit të një godine që në hapat e saj të para duke ofruar projektimin, më pas plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pajisjen me leje nga institucionet përkatëse, si edhe ndërtimin e godinës dhe dorëzimin e saj shoqëruar me të gjithë çertifikimet dhe standartet e dakordësuara më parë.