White Tower
- Objekti: White Tower
- Sipërfaqja totale e ndërtimit: 32580 m²
- Vendndodhja: Rruga Medar Shtylla , Komuna e Parisit
- Funksioni: Rezidencial & Komercial
- Kate mbi toke: 16/17 kate
- Kate nen toke: 5 kate
- Arkitekt: Dalmat Architecture
Objekti i propozuar gjendet në Rr. "Medar Shtylla", në zonën e njohur si Komuna Parisit.
Ajo shtrihet në një zonë ku ndërtimet e reja 7-8-9-10-11-12 kate janë formacionet urbane kryesore që e definojnë zhvillimin e zonës.
Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare. Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapsira të bollshme.
Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t'u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit. Ky kat është më i lartë në lartësi sesa kati mesatar i objektit.
Gridi i krijuar vjen i ruajtur me ngjyre neutrale në fasadë ku hapjet përkojnë me funksionin e vetë objektit. Luhet me ritmin në fasadë duke filluar nga harqet në katin përdhe, me carje vertikale në katet e para të shërbimeve, duke vazhduar më sipër në fasadë me një lloj ritmi vertikal-horizontal në carje. Sikurse mund të shihet objekti në grid-in e fasadës së tij ka disa momente gjelbërimi të cilat përkojnë me ambjentet e "oborreve të brendshme" për vetë apartamentet.