Tirana Entry II
- Objekti: Tirana Entry II
- Sipërfaqja totale e ndërtimit: 50000 m2
- Vendndodhja: Rr. 29 Nentori, Tiranë
- Funksioni: Hotel, Rezidencial & Komercial
- Kate mbi toke: 8 kate
- Kate nen toke: 1 kat
- Kate komercial: 1 kat
- Arkitekt: Kleant Bibolli
Objektet e propozuara ndodhen pergjate aksit te rruges “29 Nentori” prane mbikalimit tek qendra tregtare Casa Italia, Tirane. Synimi i kesaj iniciative eshte realizimi i projektit te nje kompleksi me godina banimi dhe sherbime duke perfshire dhe hoteleri dhe institucione bankare e shendetesore, me standarde të larta dhe bashkëkohore.
Sheshi I ndertimit kufizohet ne jug nga rruga 29 Nentori e cila eshte aksi kryesor Tirane-Durres. Gjithashtu , ndodhet ne nje nyje te rendesishme kominikimi midis Durresit, Tiranes dhe pjeses veriore, Kamez, etj. Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes, ne vije te drejte, nepermejt rruges se Durresit.
Projekti zhvillohet ne 5 godina.
Ne Godinen 1 te gjithe ambjentet do te perdoren per banim. Ne Godinen 2 kati perdhe eshte pjeserisht banim pjeserisht sherbime ndersa katet e tjera jane banim. Godina 3 ne katin erdhe do te kete disa institucione bankare ndersa ne katet e tjere do te jete banim. Godinat 4 dhe 5 qe gjenden perkatesisht ne brendesi te sheshit njera ne forme L dhe tjera perballe saj , do te kene funksion hotel dhe do te jene dy hotele te pavarur nga njeri tjetri te cilet lidhen vetem ne katin e parkimit i cili do te jete nje dhe I perbashket. 4 nga godinat pershkohen nga pasazhe kambesoresh me gjeresi te konsiderueshme rreth 6 metra, per ta bere me te aksesueshme hapesiren rekreative dhe per te mos krijuar ndarje te ngurta pergjate saj.