Projekte te perfunduara hidden

Mine Peza Residence

Objekti: Mine Peza Residence
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 33719 m²
Vendndodhja: Rruga Mine Peza, Tiranë
Funksioni: Rezidencial & Komercial
Kate mbi toke: 13 kate
Kate nen toke: 3 kate
Kate komercial: 2 kate
Arkitekt: Marco Casamonti

Rezidenca Mine Peza eshte nje nga projektet me te reja te kompanise Nova Construction qe do te ndertohet pergjate nje prej akseve me te rendesishme te Tiranes , sic eshte rruga Mine Peza.

Territori ne kete studim gjendet ne nje hapesire me tematika te ndryshme ku spikatin ato me funksion kryesisht banimin dhe sherbimin. Nderhyrja ne kete truall synon ne plotesimin e kesaj hapesire nga pikpamja funksionale dhe njekohesisht permireson imazhin urbano-arkitektonik te ketij aksi.

Kufizimet e sheshit te ndertimit jane: Ne pjesen veri-lindore me rrugen "Mine Peza" dhe ne pjesen veri-perendimore me rrugen sekondare qe futet ne brendesi te lagjes, kurse ne pjesën jug-perëndimore dhe ne ate jug lindore parashikohen pasazhe pedonale dhe hapesira te sistemuara e te gjelberuara.

Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes, ne vije te drejte,nepermejt rruges “Mine Peza”. Ky shesh ndodhet ne nje nyje te rendesishme komunikimi, vetem 500m nga qendra e Qytetit.

Bashkepunimi yne me studion prestigjoze italiane Archea Associati ka bere te mundur realizimin e objekteve te cilat jane bere tashme identifikues per gjithe zonen ku jane ndertuar.

Me synimin per te realizuar nje godine me standarte te larta projektimi dhe ndertimi vete ideja formuese e objektit eshte konceptuar nga arkitekti me fame boterore Marco Casamonti (Archea Associati) .

Koncepti konsiston ne krijimin e nje objekti i cili ne fasaden e tij tejashtme prezantohet me nje ballkonate te vazhduar ne forme perimetrale, ndersa ne pjesen e qendrore te tij objekti ka nje oborr te brendshem gjithashtu edhe ky me nje ballkonate te vazhduar.

Nga ana volumentrike dallohet forma e rregullt gjeomentrike e volumit te objektit e nderthurur me ballkonet e harkuara ne pjesen e jashtme dhe ate te brendeshme te objektit.

Nga ana fuksionale kemi 3 kate nentoke me funksion parkim (kati -1 pjeserisht teknik), aksesi tek te cilat behet nga ana e rruges “Mine Peza”, ne pjesen veriperendimore te sheshit ne ndertimit.

Kati perdhe ka funksion sherbimi, te cilat aksesohen nga te kater anet e objektit i cili ne katin perdhe ruan nje forme tjeter gjeometrike nga ajo e kateve te mesiperm.

Katet e banimit do te jene 12 me tipologji te ndryshme apartamentesh ndersa ballkonet jane ato qe krijojne ritmin dhe nje fasade dinamike .

Me nje shumellojshmeri tipologjish funksionale , Mine Peza Residence ju ofron hapsira me cilesi te larte ndertimi dhe te mireorganizuara te cilat garantojne nje jetese me standarte maksimale.

Tirana Garden Building

Objekti: Tirana Garden Building
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 62000 m²
Vendndodhja: Rruga e Kavajës, Tiranë
Funksioni: Rezidencial & Komercial
Kate mbi toke: 4; 16; 24 kate
Kate nen toke: 4 kate (3 kate parking, 1 kat komercial)
Kate komercial: 3 kate (2 kat mbi tok, 1 kat nentok)
Arkitekt: Marco Casamonti

Objekti ndodhet ne nje zone te perfshire ne pjesen qendrore te qytetit te Tiranes, brenda unazes se pare dhe perkatesisht ne perendim te kesaj hapesire urbane, buze rruges se "Kavajes", afer sheshit "21 Dhjetori" .

Per nje detyre projektimi kaq te rendesishme dhe nje territor me karakteristika te vecanta u zgjodh nje grup projektimi me vlera dhe perkatesisht Archea Associati, nje studio arkitekture me histori dhe vepra te ndertuara ne gjithe boten. Struktura qe ne propozojme I bashkohet ketij karakteri zhvillimi, por gjithashtu ruan memorien e natyres qe mbart ky territor duke sjelle nje godine kopsht ne gjithe fasaden e propozuar. Ky imazh qe evokon kopshtet e varura te Babilonise, nje nga 7 mrekullite e botes antike, do te krijoje nje atmosfere magjike ne zonen ku do te zhvillohet ndertesa.

Ideja formuese e objektit eshte krijimi i dy kullavete njejta ne trajtim por te ndryshme ne lartesi te bashkuara nga nje strukture sherbimesh ne 2 katet e para duke prodhuar nje volum elegant qe zhvillohet ne hapesire. Gjithe volumetria mbeshtillet nga nje grid i gjelberuar i cili unifikon imazhin e objektit, fsheh ndryshimet funksionale dhe lehteson pamjen e struktures se ndertuar.

Nga ana tjeter gridi i gjelberuar permireson shume karakteristikat ambjentale te jeteses ne kete objekt. Kopshtet e varura ofrojne freski dhe hijezim per banoret dhe sherbimet qe do te vendosen ne kete godine. Aromat e luleve, gjelberimi dhe ngjyrat do te sjellin gjithmone nje atmosfere pranverore ne te gjithe zonen.

Gjithashtu ndryshimi i bimeve sipas stines do te ndryshoje dhe imazhin e fasades dhe do te jete nje risi jo vetem per imazhin e Tiranes por edhe ne nivel rajonal.

Objekti zhvillohet ne 2,4,16 dhe 24 kate. Dy katet e para do te perdoren per ambjente sherbimi: dyqane dhe zyra, katet me siper do te jene banim dhe katet nentoke do te mbaje hapesirat e parkimit dhe ambjentet teknike te nevojshme.

Jordan Misja Residence

Objekti: Jordan Misja Residence
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 5441 m²
Vendndodhja: Rr. Albanopoli, Tirane
Funksioni: Rezidencial & Komercial
Kate mbi toke: 7 kate
Kate nen toke: 1 kat
Kate komercial: 1 kat
Arkitekt: Gjergj Ruci & Kleant Bibolli
Ambjente tregtare: 578.2 M2
Poste parkimi: 1 kat

Objekti i propozuar ndodhet ne veri te qytetit te Tiranes, prane rruges "Jordan Misja". Ne kete hapesire sot ndodhet nje banese private ne kendin perendimor te prones, kurse pjesa tjeter eshte e zene nga nje ndertese 2 kate me destinacion industrial.

Ideja formuese e objektit eshte krijimi i nj volumi drejtkendor pergjate rruges ne studim. Objekti zhvillohet ne 7kate mbi toke dhe 1 nen toke.Kati perdhe do te perdoret per ambjente sherbimi: dyqane dhe zyra, 6 katet me siper do te jene banim dhe katet nentoke do te mbajne hapesirat e parkimit dhe ambjentet teknike te nevojshme. Ne katet e banimit do te perdoret sistemi kapot i veshur me suva grafiato.

Dyert dhe dritaret e jashtme do te jene duralumini dhe me ngjyre te njejte ne te gjithe godinen dhe me parametrat e caktuar per banim. Fryma e pergjithshme e objektit eshte me elemente te stilit bashkohor.

Tirana Entry I

Objekti: Tirana Entry
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 18844 m²
Vendndodhja: Rr. 29 Nentori, Tirane
Funksioni: Hotel, Rezidencial & Komercial
Kate mbi toke: 7/8 kate
Kate nen toke: 2 kate
Kate komercial: 1 kat
Arkitekt: Gjergj Ruci & Kleant Bibolli
Ambjente banimi : 140 apartamente
Ambjente tregtare: 1638 m2

Objektet e propozuara ndodhen pergjate aksit te rruges "29 Nentori" prane mbikalimit tek qendra tregtare Casa Italia, Tirane.

Sheshi per ndertimin e ketyre objekteve eshte vene ne dispoziocion nga investitori, shoqeria "NOVA CONSTRUCTION 2012" sh.p.k. me rezidence ne Tirane. Synimi i kesaj iniciative eshte realizimi i projektit te nje kompleksi me godina banimi dhe sherbime duke perfshire dhe hotel, me standarde të larta dhe bashkëkohore.

Artikuj te tjere...

  1. QTU City